Sunday, September 24, 2017

Shqipëri, o popull mërgimtarësh!




E di çfarë përçmoj më së tepërmi mbi vendin tim?
Faktin se në kornizën time të përfytyrimit të Shqipërisë një vend thelbësor e zë migrimi.
Shqipëria, mendoj,-  ky vend mërgimtarësh!

Qysh nga kur nuk mbahet mend, më të mirët largohen. Marrin me vete mallin, nostalgjinë, dashurinë e mërinë ndaj tokës dhe largohen, ndoshta për të mos u kthyer më. Ndër shekuj, ndër dekada, jemi një popull që riprodhohet për të mos u shtuar, për të mos u rritur, lulëzuar, sepse më të mirat filiza largohen.

Përçmoj faktin se edhe pse me kokëfortësi e zemër në dorë kam zgjedhur të jetoj këtu, çdo ditë është e vështirë. E atyre që m'i do zemra, për se ua dua të mirën tepër, nuk mundem t'u kërkoj që të rrinë.

Ne rritemi për t'u larguar, programohemi për t'u larguar. Kaq shumë gjuhë të huaja, kaq shumë përgatitje e nënvetëdijshme që një ditë të mund të nisim shtegtimin.

Të gjithë miqtë më janë larguar. Frida tanimë jeton me Nikun në Gjermani, u nisën për vetëm pak muaj dhe fati mund ta ketë shkruar të mos kthehen më. Punojnë kamarierë diku në pyjet e Kostanzës me shpresën që një ditë do kenë të ardhura mjaftueshëm për t'i dhënë vlerë diplomës e për të mos u kthyer më. Johana është në Paris dhe me kalimin e viteve e di që nuk është më e sigurt se ku ndodhet vërtetë shtëpia mes të dyja shteteve. Juxhini studion aviacion ushtarak në Stamboll dhe me të gjithë talentin që ka, pale në cilin shtet e degdis Turqia. Dhe lista është tepër e gjatë, zemra më është ndarë në pjesë dhe strukur në vende të panjohura, me shpresën për një të ardhme më të mirë.

Sot dhe Klevi, kushëriri i vogël i zemrës vendosi të shtegtojë me vjeshtën. Ç'mund t'i them unë? T'i them rri për diplomën që me shumë të ngjarë nuk do e përdorësh kurrë? T'i them rri që rininë ta shpiesh dëm duke punuar në orë të gjata e të mundimshme me shpresën që në fund të muajit të marrësh 300$ që s'do të të mjaftojnë kurrë për të patur një jetë normale me familjen tënde? Ç'ti them sot Klevit? Ç'ti themi të rinjve që vendosin të largohen?


Zoti të pastë në zemër bir shqiptar, bir i një populli mërgimtarësh! Nuk është faji yt.

Zemra më është ndarë në 100 kontinente, të mundimshme, të të rinjve që enden në kërkim të fatit.

Shqipëri, o popull mërgimtarësh!

..shqiponjat gjithnjë fluturojnë vetëm.



Wednesday, September 13, 2017

You see, i'm not used to give up on things that feel right




*and now im feeling awful because recently there are more and more people starting to behave nice in a weird way and i had to behave cold and stop cpl farses, and it feels awful, bcs why does it have to be that way 😞😞😞*

* and you start looking at people in a doubtful way, and it almost feels like crying. Me, imagine you. Dont even want to imagine it.* *is it as harsh as it seems?*

So now, the wonderful moment of today, because i really wanted to share, bcs it felt lovely

But this is like, a story, so u will probably never have time to read it

So, back to the high school years, i'd walk to school every day, early in the morning, trying to lose weight as always. And the only thing that could keep me going was listening to this radio morning show. And I was 15, and i was new in Tirana. I would than even listen to it in the lesson. And I'd always presume myself hosting the show, i'd dream of that.

So, I had an important meeting today early in the morning, for some major changes we'll bring to the televisions social media(integrating an virtual assistant n stuff), so I had to register the show yesterday and broadcast it this morning.

And for the first time today, after many years i had to walk early in the morning the path I'd walk to go to school(a 40 min walk), and i remembered that i could listen to my show for the first time.

And the Radio I'm now broadcasting for has bought the frequences of the old radio I would listen to.

And it made me cry.

In the morning, you'd see this young lady with joy tears, listening to her show in the radio; having a deja vu about the years when as a teenager, she would walk the same path, the same time, listening to the same radio, dreaming about this moment to come.

That was a moment of joy.

I mean, it is not my biggest achievement, but man it felt good.

You see, i'm not used to give up on things that feel right

Thursday, July 6, 2017

Faleminderit Nënë: Ato që kurrë nuk t'i kam thënë!





Edhe pse me të vërtetë janë epiqendra e ditëve tona, shpesh neglizhojmë, nuk ua shprehim sa duhet dashurinë, e marrim për të mirëqënë ndihmesën e praninë e tyre.

Sot u desh të zgjohesha herët, të mbyllja nxitimthi angazhimet e punës e të rendja për në shtëpi për të patur kohë të përgatisja drekën përpara se im at dhe vëllai të ktheheshin nga puna. Provova një recetë të re për supën turke të kosit. Nuk ia qëllova! Doli për ibret e mu deshën rreth dy orë për ta sjellë në formë. Pastaj pastrova shtëpinë, e uji që vjen ose nuk vjen prej më se tre javësh ma vështirësoi punën. Pas orësh përkushtim, i mbarova të gjitha e mbaja era qepë, djersë e detergjent. Bëra një dush e nuk pata kohë për asgjë tjetër.

Vëllai e babi erdhën më vonë. Nuk ju ra në sy asnjëra nga këto. Mirë që patën ngrënë e nuk u desh të hanin nga supa ime, se do më kishte ardhur turp, e inat nëse do të rrudhnin buzët. E më shkoi mendja tek nëna! Kur u largua, iku e mërzitur për se me shaka i pata thënë se për ditët që do të ishte në Berat, do të isha pak më e liruar nga kritikat e saj perfeksioniste.

Ah nënë!

Jemi kaq të ngarkuar nga streset tona të përditshmërisë sa nuk e vëmë re përkushtimin mundin e pasionin që të duhet në çdo ditë tënden. Për nga kur e mbaj mënd, e ndoshta më herët akoma, çdo ditë e jotja është maratonë!

Ti zgjohesh herët, punon prej dekadash me pasion. Fëmijët ndonjëherë të lodhin, por dashuria për tu mësuar atyre shkrim e këndim, për të dhënë impaktin maksimal që një mësues i fillores duhet të ketë në jetën e filizave të rinj të bën të vazhdosh edhe me më tepër forcë. E për breza e breza me rradhë, një pjesë e mendimeve të tua është me jetët e tyre, në se si të nxënë sa më mirë; e historitë e tyre të dashura mbetin në zemrën tënde e në familjen tonë.

Pastaj jemi ne. Sa shumë të kemi lodhur!

E di që do mund të ishe bërë shumëçka në jetë, por me lumturi më thua se kjo është ajo çfarë ti ke dashur e për të cilën ke luftuar më fortë. Një familje të cilës nuk i ka munguar kurrë ngrohtësia, ndienja e unitetit, pastërtia, të ardhurat për një jetë të mirë, era e këndshme e ushqimit të shijshëm që me dashuri e gatuan çdo ditë, mirësia në zemër e harmonia e paqja.

Mërzitem ngandonjëherë, kur vazhdimisht më kritikon e je kërkuese ndaj meje. E për çdo herë dal në konkluzionin se, nëse do e bëja sipas mënyrës tënde, më mirë do të shkonte çdo gjë.

E di që jemi ndryshe. Ti je e qetë, e matur, e vendosur, e unë.. nuk kam qënë fëmija më i thjeshtë që dikush mund të ketë! Gjithnjë me dëshirën për të evidentuar individualitetin, kreativitetin, me dëshirën për të eksperimentuar e provuar shumë. Sot dal në konkluzionin se po, ti përherë i ke kuptuar këto të gjitha, vetëm se shikoje shumë hapa përpara meje.

E të qënurit një nënë shqiptare pastaj, ta shumëfishon mundin! Nuk e kuptoja më parë se pse i kufizoje aq shumë qejfet e tua, se pse ishe kursimtare, shumë. Sot e di se ti dhe babi e keni nisur gjithçka nga e para. Si plaçkë vetëm intelektin, urtësinë e respektin për njeri tjetrin.

Nuk e di nëse do arrij ndonjëherë të jem aq e mirë sa ti. Si amvisë, si bashkëshorte, si nënë. Di vetëm se edhe pse nuk ta shpreh kurrë sa duhet, të jam thellësisht mirënjohëse. Përherë. Je aty për të më mbështetur në çdo hap timin. Je një burim i pashtershëm e i paluhatshëm dashurie të pakushtëzuar(dhe kritikash konstruktive :'D).


Të dua shumë.
Dhe e di që nesër, shembulli im do të jesh përherë ti. Me të gjithë frymën e kujdesit, dashurisë, pastërtisë, përkushtimit që më ke mëkuar.

Për të gjitha herët që nuk ta kam thënë:

Faleminderit!

Monday, May 29, 2017

E di shok? Më mungon.

E di shok?
Më ka marrë malli për veten time të disa viteve më parë. Nuk e di ç'dreqin ka ndodhur që më ka ndryshuar kaq shumë.. ose ndoshta e di.. Përjetimet. Realiteti. Që ta përplasin surratit, sa herë përpiqesh tia mbathësh heshtazi ndër ëndrra. Zhgënjimi. Për se jo gjithnjë mund të gjesh diçka të bukur në diçka e të mund ta shohësh vetëm atë, siç furrishëm besoja dikur; sot ftohtazi mendoj se objektivisht gjëja në fjalë ka këto parametra, të mirat dhe të këqijat në fjalë, nuk meriton kohën time, dhe vazhdoj rrugën.

E di shok?
Më ka marrë malli për kohët kur lirshëm mund të hidhja mendime nga më idiotet në letër, e t'i doja, t'i merrja energjitë nga shkrimet. Sot fjala duhet të ketë një sintezë të qartë, mesazh të përçuar rrjedhshëm, jo e lodhshme, e konsumueshme, që të mund të jetë perfekte.

Sot gjithçka duhet të jetë perfekte. Më kujtohet një mik që më ka thënë dikur "Në Shqipëri edhe ajri ka pritshmëri nga ty!". Perfekte fjala, shkolla, puna, mardhëniet, dukja, intenerari.. a thua të jenë vallë?

Më mungon naiviteti i dikurshëm, të cilit hiç nuk ia ndjente për perfeksionin. Që kridhej në përjetime, ndienja emocione, e dilte gjithnjë e lumtur nga aty.

Më mungojnë njerëzit. Ata të cilëve nuk u duhej të ngrinin kokën nga telefoni për të të hedhur një vështrim të shtrembër. Në të cilin ti kujton rrufeshëm të gjitha difektet e tua, afatet, pritshmëritë, skadencat, perfeksionin.

E di shok?
Më mungon të luaj shtet qytet kur ikin dritat, të hamë patate të pjekur në një sobë të vogël drruri, të kridhem në librat e mi, e të mos kem kujtime apo përfytyrime të virtualizuara të të ardhmes.
Më mungon teatri i kukullave që patëm ndërtuar me gurë në provincë, fustanet e nusërisë prej perdeje për të cilat na qortonin nënat.

S'di çfarë shkoi kaq keq me të gjithë ne.
Thonë se të palumturit duhet patjetër ta flakin fajin diku.

Është ftohtë mes meje dhe meje. Përqafoj vetveten shpesh për t'i mbijetuar acarit.




Saturday, November 9, 2013

Mbi Xhindin Kreativ te Liqerit

Kte punen e dellit kreativ jo te gjithe mund ta kuptojne. Ti ndıen nje si klik atehere kur subkoshienca jote marroset dhe del ne siperfaqe; kur ajo, e heshtura, e ndjeshme, merr kontrollin e edhe logjika behet nje me te ndierin.

Nje gje te tille im vella nuk do mund ta kuptonte. Tableta nuk duhej te hiqej nga karikimi. Mirepo, si mund ta shpjegoja atij se gjeniu kreativ nuk pyet, iken, largohet. Si mund tja shpjegoja se gjeniut ju desh liqeni i pamate i poradecit qe te rizgjohej. Dua tju tregoj nje copez mbi xhindin kreativ dhe pastaj do ndaj me ju nga perjetimi sublim i liqerit. Tom Waits, nder te preferuarit e mi, nje artist i muzikes dhe perjetimeve, nga shume I kategorizuar si me goditje (ah sa e kuptoj), ndersa ngiste makinen rruges per nje koncert, I vijne ndermend tingujt e nje melodie qe me gjithe gjasat do te behej hit. Ishte ne mes te trafikut njujorkez, ngiste makinen dhe nuk kishte asgje ku te shkruante, muzika vazhdonte ti gricte trurin dhe per nje moment mendoi te linte makinen, te vraponte si I cmendur diku, kudo te mund te gjente laps dhe leter. Me pas mbledh veten, I frustruar I drejtohet xhindit: Dreqin, a nuk mundesh ta shohesh qe jam duke ngare?.. Ndaj, nese ngandonjehere me shihni duke vrapuar si e marre, ju lutem te evitoni pjesen e xhindit. Ndoshta dicka me produktive do te sjelle momenti. Dhe ec e shpjegoja tim vellai kete.. 

Ah po, liqeri. O perendi e perendive te bukurise dashurise natyres romanticitetit prehjes! Tani po qe e kuptoj Lasgushin. Le te dashurohemi te gjithe ndane liqerit! Me jepni nje shtepi te vogel druri, ballkoni i te ciles te zgjatet si mol I vogel me kembeza qe pasqyrohen ne siperfaqen e ujit. Me jepni pastaj dhe nje kuzhine modeste te improvizuar dhe peshk e ereza orientale nga aty ku jam drejtuar. Mire do ishte te me jepnit zhurmen e pulbardhave ne dritaren e kuzhines ndersa gatuaj. Pastaj nje varke, e ecje te ngadalta. Perqafime, fjale te ngrohta e mikpritje nga vendasit. Me jepni nje perendim ku te thur vargjet, me jepni dhe nje dashuri ku te mare jete e gjitha kjo. E ather po, ather un do te behem nje me liqerin.





Monday, November 4, 2013

Nga ato cfare ngelin ne memorie

E mbaj mend si te ishte dje ate pasdite shkurti. Takimi ishte caktuar qysh disa dite me pare por u shty pak ne kohe per shkak se ekipi i produksionit kishte qene per xhirime jashte Tiranes dhe ndersa ktheheshin rruget ishin te bllokuara nga trafiku.
Ndersa prisja, ankthi im shtohej e behej nje me te ftohtin e erresiren qe dalengadale mbeshtillte qytetin. Teksa pershkoja me te shpejte trotuarin me dukej sikur gjithe syte e kalimtareve ishin perqendruar tek une. Te ishte valle emocioni duke depertuar ne rreze te larget? Me kot u mundova te largoja mendimet e te fokusohesha ne cfare vinte me pas, ne performancen, mundesine per te cilen kisha kaq shume kohe qe e prisja. E dija qe sdo te qe si ne filma, e dija qe nuk do te kishte nje tapet te kuq per te me pritur, po aq sa e dija qe kjo ishte dita dhe momenti im kish ardhur.
Mberrij ne deren kryesore dhe mendimet njeherazi nderpriten. Kembet me dridheshin ende e, pa u ndjere, vesa e pasdites me kishte bere uje. Ndane portes ishte nje peme metalike qe mu kujtua ta kisha pare ne skenat e endrres ne nje videoklip. Aty nisa te kthjelltesohem, me teper nga te lehurat e ngjirura te nje qeni qe qendronte i strukur poshte nje kamioni. Trokas ne deren e madhe te hekurt te studios, nje mesogrua e hap, me buzeqesh dhe vazhdon ne punen e vete. Me rane ne sy dritat, kamerat e medha, nje ure levızese qe me vone mesova te quhej “kran”, dhe dıku vura re regjisorin qe fliste i perfshire ne nje telefonate. Me sheh dhe me ben me shenje te ulem. Nga tavolina e vogel prane zjarrit bubulak mund te shihja qarte c´ndodhte ne pjesen tjeter te kapanonit. Mure te larta, hapesira sa per pese autobuse te ndricuara vetem ne pjesen qe perdorej per skenen. Shihja djem qe leviznin me lente, objektiva, stativa, kamera, led-e, te gjithe ne funksion te xhirimit. Nga skena me afrohet nje vajze qe mu duk e njohur por, nuk munda ta dalloja menjehere. Ulet prane meje dhe pa u prezantuar, ndersa ndez nje cıgare e thote:
-Domethene tı je Aureola. Do behesh rezgjizore tı Aureola, he?
-Ne fakt, tanı me duhet te bej vetem praktike. – i buzeqesh disi me e qete.
-Po mire Aureola, une do te te them nje situate dhe ti dhe ti do me improvizosh gjithe pjesen tjeter, ben?
-E provojme, - i pergjigjem duke u perpjekur te ruaj qetesine dhe te mbledh ide nga cfardolloj perjetimi i te shkuares. E ndersa une flisja me vajzen, dubla perfundon dhe regjizori drejtohet per tek ne. Nderkohe une, e lumtur qe kisha arritur te mblidhja copeza nga fantazite, perrallat, filmat ia kisha dale paq te sajoja dicka te hajrit dhe qeshja vete me veten ndersa vajza ende me shihte me sy te zgurdulluar e surprizuar nga moria e fjaleve qe s´rreshten. Drejtori afrohet dhe me pasajdi dhe me thote:
-Ti mos qesh, ty te duam per pune. Per te bukra kemı keto- dhe ben me shenje nga disa vajza qe xixellonin nga teminat e paruket.
-Te qeshe ajo te qeshe- thote vajza akoma e habitur, - ato qe m´i tha m´i tha ne rregull. Ah, se harrova. Mirseerdhe, Une jam Zhaku.

Une vazhdoja te buzeqeshja ne cepin tim, ende e shperqendruar dhe e emocionuar. E ndieja deri diku qe perkisja aty. Nuk me dukeshin tipa te thjeshte as Zhaku, as Bledi megjithate e dija qe e gjithe kjo do t´ia vlente. Ajo nate vazhdoi e mbushur nen muzike, projektore, dubla, prova, makeup, lodhje, argetim, realizim si dhe shume te tjere pas asaj.


Saturday, October 26, 2013

Me zemer, per zemren, prej zemres, ne zemer.. and it kept breathing.

Me jepni ca muzike. Me jepni nje kolone zanore per te gjithe kte mishmashin qe perjetoj cdo dite. Me jepni nje ninulle te harroj dhimbjet, me jepni nje perqafim te gjej prehjen dhe te heq nga vetja gjithe kte bare qe quhet zemer. 
Me jepni nje xhingell per te nisur diten, me jepni siguri. E gjitha kjo te mos jete kaq e pezullt. Jeta, eshte e veshtire te mos injektohem. Te gjithe Energjine. Mos ma jep. Te ndiej ne prekje virtuale te shpirtit gjithe miresine qe ke brenda, nuk e dua. Te askujt. Ma hiqni kte qe quhet zemer dhe me lini bosh. Te gjithe energjine nje qenie e vetme nuk mundet ta perballoje, do mund te bija ne gjunje trotuarit, te lija gjithe rrjedhen te vazhdoje, njerzit te kalojne si ne speed-up, dhe te ndieja nje pjese te kesaj te zbrazej. 
Zemren. Kaq shume peng. Nje bote e gjitha ne levizje. Dikush lind. Dikush behet nene. Dikujt i kane penetruar. Dikush tjeter, pres qe ti beje figure vjehres dhe vjehrit. Pastaj, eshte ajo qe me zemren ne duar pret qe njeriut qe i ka dhene jete ti kthejne zemren. Pastaj eshte ai qe ka aq shume frike ta dhuroje zemren, pastaj eshte ajo qe shkon per here te pare ne shkolle, pastaj eshte ajo femija i te ciles eshte ndryshe, dhe i shoqi te cilin e dashuroi ne moshte e vogel, paraziton. Pastaj eshte ajo me numrin 31, qe tani sheh jeten tek kalon, e e pamundur pret karmen te jape efektin e vete. Pastaj eshte ai dhe teorite Indiane mbi shumimin e lire. Pastaj vijne ata te gjithe te paqte dhe thuajse me deshire te verber.Eshte ai qe shkon e lodhet cdo dite ne pune, eshte miku i tij dhe vajza e vet qe perbuz boten te cilen mund tia falnin dhe honeps meshirshem boten e sherbyseve dhe shkelqimit te argjendurinave. Pastaj nje mal me artista qe enden, dhe mbushin ditet e tyre me ekstaze, dhe nje shites rruges, dhe si ai nje gjyshe me tezge levizese. Pastaj eshte dhe ai i lidhjes te fshejte me djalin perballe, pastaj eshte dhe media dhe butesia,
kujdesi. Eshte vllai i saj qe alkolizohet per te mund te perballuar dhimbjet. Jane shoku dhe shoqja dhe puthja e pritur qe ne vegjeli. Jane dashurite e nenkuptuara te atyre te dyjave. Pastaj ne vite jane pendesa per projektet e lena pergjysme. Jane dhe njerzit qe kamuflohen dhe flasin prapa shpine. Pastaj eshte pesha qe te personalizon dhe kurre ske dashur ta heqesh. Jane dhe kaq shume engjej pertej vitrines dhe te dergojne vale pozitive. Jane te gjitha momentet e reja, dhe blerjet e mengjesit, dhe tymi i cigares.
Hiqjani te gjithe kete energji. Lereni boten te rrjedhe, dhe ate te perjetoje, dhe hiqjani mishmashin. Prej zemres, per zemren ne zemer. Ajo eshte feniks per cdo here qe dielli pershkon trajektoren, dhe te gjithe bien te flene e zemrat rrahin e pushojne se rrahuri. 





Wednesday, October 23, 2013

Nga nje dite Normale tetori

Zakonisht shkruaj mbremjeve, pasi e kam konsumuar nje pjese te mire te intenerarit. Ne dhomen time te vogel, ne tavolinen e shkrimit boje pane qe qendron prane dritares me perde blu dhe te kaltra. Ndiej ajrin e nates tek hyn brenda dhe mundohem te riprojektoj cfare ka ndodhur gjate dites per te ekstraktuar perjetimet dhe, ne varesi te le te shkruar dicka qe do mund ti ringjalle perjetimet. Tani jam ne oren e Historise. Profesori i Historise eshte tip i qete horizonti i te cilit duket te shkoje shume pertej godines vetem se, per te mbajtur ritmin ne oret e tij duhet minimalisht te jesh ulur ne bangat e para, dhe une nuk jam.
U perpoqa me heret te "kameleonoja" ne biblioteke por, kishte kaq shume gjera qe me vinin ne kokeSyte kureshtar te studenteve pereth ishin deri diku membrane penguese per te arritur kontaktin mes meje dhe meje. Gjithcka mund te mendoja ne ato momente ishte se si pas disa kohesh nuk do duan ti fshehin shikimet kureshtare, ndoshta nje pjese e tyre do me pershendesin shlire ndoshta, ne rastin me te mire, do me konsiderojne nje prej tyre
Moti sot perngjet me ate te nje dite vere, me diell ca me pak zhurites. Zeri i profesorit nuk me shqeteson, as zhurma e lavazhit prane kateve perdhese. Cfare prej brenda doja ta hidhja ne leter tani eshte ajo qe ndodhi teksa vija ne shkolle me autobus. Ndersa hipi ne te, kuptoj se dicka nuk shkoi sec duhet, si ne flash. Nje vajze me afrohet dhe me ze te ulet me thote: -Hidh nje sy ne cante, dikush futi duart ne te. I buzeqesh, e i them se ne te nuk kishte asgje me rendesi. Fenomeni i "xhepllikut" eshte.. nuk e di, zgjedhja e gabuar e individeve te caktuar, ne momente te deshperuara. Jam e sigurt qe nuk duhet te jete i paqte, i kenaqshem apo dicka e till pozitive si profesion. Eshte e lehte te paragjykosh, gjithkush mund ta beje mirepo, jam e sigurt se pakkush do bente kte zgjedhje pa u influencuar nga rrethanat.
..Jo se historia e Shqiperise nuk eshte interesante por i ashtuquajturi gjen kreativ ka mardhenie te komplikuara me realitetin.
Dhe vazhdojme.. (shpresoj nje dite te kem shkruar dicka qe profesori do mund ta perfshije ne listen e vete te leximeve, i pelqeu shkrimi me duket xD) Dua te kthehem tek ajo vajza. Mesova se ishte nga presheve dhe studionte ne Politeknik. Mesova gjithashtu se i kishte vendosur qellime vetes dhe me erdhi mire madje, ndersa u shoqeruam deri prane shkolles me tregoi se si i bente pershtypje qe kohen e mundesive e pergjysmonin kafet, se si eshte e veshtire te ruash mardhenie te mira me studentet pasi profilizohesh ne rangun e te suksesshmeve.. dhe zeri i dridhej.
Ne cdo njohje te re merr nga esenca e invidit, ne cdo njohje te re, eshte me e lehte te thithesh pozitivitetin. Ndajme te njejtat shqetesime.. ndoshta jo. Ndajme te njejtin vizion.. ndoshta jo. Ndajme te njejtat vendbanime, kombesi, bindje, histori, fe, gjuhe.. ndoshta jo. Ndajme te njejtin univers. Faleminderit. Nje xhevahir me teper ne thesarin tim te njohjeve njerezore.


Tuesday, October 22, 2013

Po ti, kush je?

Ndodh ne dite te tilla, frymezuar nga ora e psikologjise, te rrokesh ne gjetjen e pergjigjes per pese pikat e se njejtes pyetje, "Kush jam une?"
Dhe ti nis te shkarravisesh..

Une jam.. nje 19 vjecare qe.. po, qe kerkon te ndryshoje boten. (me shume pune sigurisht)
; mirepo profesori te mesoi se pritshmerite e tua duhet te jene jo shum larg realitetit. What about the "Shoot for the moon to get the stars" quote?! Atehere profesori paska te drejte, nese aspiroj per nje qellim te te njejtit kostelacion, ndoshta dicka edhe me e paimagjinueshme vjen. Keshtu qe ngelemi tek puna, te punojme shume per te arritur nje pjese te kesaj. Imagjinata ime punetore vazhdon te kemngule se bota i perket kostelacionit te njejte.

Dhe ti vazhdon te shkarravisesh..
Une jam.. vajza e tim eti dhe time meje. I dua shume.

Une jam.. Ameba. Nuk do dija tja shpjegoja profesorit kete, ose ndoshta po, po do te merrte shume kohe, por, ju me siguri keni lexuar ne postet e meparshme ne cfare, te qenit amebe konsiston.

Une jam.. krijese e Zotit. Dashurine e te cilit me teper mundesh ta ndjesh kur te gjithe largohen, ai do jete aty i Larte, i Madherishem, Mbeshtetes, I gjithmeshirshem. Dhe te gjithe largohen nje dite...

Une jam.. Nje lemsh i madh emocionesh te gazta shumengjyreshe, qe pluskon shperqendrim kudo ku shkon, emeton pozitivitet dhe dashamiresi. Ngandonjehere dhe te qeshura me ze te larte, dhe blice aparati, me raste, fjalime serioze, me shpesh fjale qe vijne nga me te pastrat ndienja. Dhe brenda shume kokcarje, pendesa, dhe brenda shume shprese e vitalitet, dhe brenda kaq shume deshire per te komunikuar, me njerzit, me boten, me thesaret qe cdokush mban brenda.


Po ti, kush je?

E shoh, e vlersoj, idene se keni se sa, qe shtoheni me shume cdo dite.
Do te doja te dija kush eshte aty ne anen tjeter te ekranit, do te doja nje copez ylberi per tju ndjere me prane.


Po ti, kush je?







In the next 4 pictures you'll find sneakpeaks of todays outfit.
As I promised for credit, Denis shooted those



Lita looked sad today, I dont know why.

Scratch of the literature teacher






 

Friday, October 18, 2013

Une nuk kam shume miq.


Ne pamje te pare mund te me gjykoni per kete ama i qendroj mendimit se cdo gje eshte relative, cdokush eshte i lire te kete kendveshtrimin e vete mbi te parin e fenomeneve. Jetojme ne nje bote ku individualzmi po mer te tjera permasa dhe ndodh ngandonjehere te plogeshtohesh, fundja, jo te gjithe jane te prirur te te kene perzemer.  Shyqyr tha, shyqyr qe mendjet jane vec e vec..




Me kujtohet nje histori qe kam degjuar nga sdi se ku. Me siguri duhet tma kete treguar 
ime gjyshe ndaj, po e filloj ashtu sic e fillon ajo: 

Qemoti, ishte nje trim me shume shoke: hanin, pinin, benin qejfe e aheng. I jati nje dite i thote:

 -Po mir more bir,  ata miq qe ti ke, a jane miq te vertete?

-I kam miq per koke baba, ne hame e pime bashke. – ja kthen i biri me vetebesim.

I jati, i kerkon djaloshit te provojne dicka:  ther nje dash, e fut ne thes dhe ja jep te birit. E porosit ate nate ta marre thesin ne krahe dhe te shkoje te trokase tek miqte e vete te gjithe me rradhe; te gjithve do duhej tu thoshte se ne thes kishte dike qe sapo e kish vrare. Kushdo ta pranonte e t’i vinte ne ndihme, dashin do ua linte dhurate.

Niset djali me porosi te te jatit, i gjakosur ne fytyre e trup, e troket ne deren e shokut, i pari kerkon te pyese te shoqen dhe sajon nje mospranim te saj; i dyti shok lemeriset e nuk pranon ta ndihmoje, te tretin e kishin lajmeruar te paret e nuk e hap deren hic. Kthehet djali i pikelluar tek i jati me thesin ne krahe dhe nuk i thote asnje fjale.

-Tani bir, merre thesin e shko tek Filani, miku im. Bej sic bere me shoket e tu.

Po e njejta skene, mesi i nates, duart me gjak, thesi ne supe, dhe djali i deshperuar i bie deres; Ia thote te gjithen shokut te te jatit, dhe ky me te shpejte i ben shenje te ule zerin e te futet brenda. Merr nje lopate, shkon ne oborr dhe me duart qe i dridheshin nis te hape nje grope. Djali rrinte e shihte i mahnitur. Kur Filani hap thesin e gjen brenda tij dashin cuditet dhe shef i habitur nga biri i mikut te vete. Ky, tashme kokeulur i thote:

-          E kuptoj tim ate, e kuptoj se cdo te thote te kesh nje mik te vertete.


E kuptoj dhe une te atin, e marr me mend cduhet te jete nje trokitje ne mesnate. Mundohem, per kedo e vlerson te jem nje mik “per deshesh”. Qeniet njerezore jane komplekse, joperfekte ne llojin e vete. Per cdo gje qe bie brenda teje, gjeje fuqine te rindertosh dicka mbreselenese ne vend te saj,kete here duke mesuar nga gabimet e te shkuares. Une nuk kam shume miq, ajo cfare une po ndertoj mbi rrenojat eshte nje bote ku raportet kane shum pak kronologji, rruge qe nderthuren, botekuptime qe i perqasen njera tjetres, konsensus mbi te shkuaren, qetesi ne te tashmen dhe nje vizion per ate cfare vjen pas.



Wednesday, October 16, 2013

Love from earth, Aureola

To: idontexist@hotmail.com


Hey John!
     
  It has now been a long time since when I arrived on "Eh". These nineteen years have been peaceful, cheerful and full of enthusiasm. As you must have noticed, th planet's name has changed, sad, but there's no more "art in it.
     During my birth, the view was amazing. I met this creature struggling to supply everything I might have needed at the time, and, yes her presence made my journey much more enjoyable even later. You know, this one journey lasts for a lifetime, but I'm not complaining, it's so much fun in here. You meet visitors of all kind, pottering around the globe sometimes without even having a purpose.
     Well, it seems like a "mission impossible" trying to get the "art" back, but I think that's something I'd like to get to work on the coming years. And the love stuff, it's mesmerizing! I try to share and attract plenty of it. The rest of the itinerary is yet unclear but I guess I'll show you when this all ends.
 
Love from Earth,
Aureola



Of today's classwork in describing the most pleasant journey your imagination could lead in. 16 September 2013.




Monday, October 14, 2013

Kur kurorezohet nje dashuri.. (Gezuar Bajramin)

Po, une jam besimtare.

Besoj se pertej zhurmes te borive qe me zgjon cdo mengjes, pertej trafikut e smogut, pertej globalizimit e politikes, pertej njemije e nje problemeve te perditshmerise, egziston nje krijues.
Per gjethet e vjeshtes qe bien, per shiun dhe rekete kryeqytetase, per gjith cfare perfshin rutina, e deri tek qiejt me yje e hene, gjithcka mer rrjedh prej zanafilles..

Ne kete prag Bajrami, nenvetdija humbet e zgjohet reflektimit. 
Kaq shume adhurim, perulje, mirenjohje. 

Rekem te admiroj natyren, cdo pjesez te saj. Per pasurite qe gjej ne shpirtrat qe prek ne mendime, per prehjen, per larmishmerine e egzistences. Ajo cfar me se shumti me mahnit, eshte gjeneza.
Se si cdo qelize, si nje parlament ne konsensus, profilizohet e dalengadale, me gjithe kohen qe i duhet, krijon nga me e vogla membrane nje krijese frikshmerisht te persosur, nje krijese qe do i kete gjithe gjasat te ndryshoje boten. Ka kaq shume dashuri. Ka kaq shume njerez qe emetojne energji pozitive. Gjithe cfar duhet bere eshte te ndalet trendi, e per kur te te duhet ti dhurosh vetes parakrishterim mencurie, nje bote e gjitha per tu zbuluar. 

Ngrohe zemren, hape mendjen, eshte kaq perfekte bota qe te gjithve na rethon!






Tuesday, October 8, 2013

Gazetari kur shkruan duhet te kete doren e paster, mendjen e ftohte, zemren e ngrohte.

 (When a journalist writes, he should have his hands clean, his mind cold and his heart warm)


Ameba u gjend sot ne klase ne mengjes heret. Nuk ishte vetem entuziazmi i saj, ishte edhe ajo se si gjithkush duket sikur te buzeqesh aty brenda, ishte qetesia qe buron nga gjithkund, ishte ndoshta edhe skica me dallendyshe e babagjyshe deshire e vizatuar qyshkur si dihet ne klasen ku do te behej mesimi. Te ishte kjo rastesi? Kjo dhe te tilla kokcarje gjerbeshin ngrohte me ekspresin e mengjesit mes miqsh. Ameba tashme e dinte se gjith cfare do ti duhej te bente ne vitin ne vijim ishte te punonte forte, pseudopodet tja drejtonte dijes me shpresen qe metamorfoza qe tashme kish nisur do te rezultonte ne dicka me te mire, trajten e se ciles kish filluar ta hamendesonte ne horizont.
(The amoeba found herself in the class early in the morning. It wasn't only about her enthusiasm, it was more about how everyone seemed like smiling in there, it was about how everything reflected peace, it maybe was even about the swallow and dandelion's draw in the blackboard. Was this a coincidence? This and other troubles were that morning warmly absorbed with the morning espresso between friends. Amoeba already knew that all she had to do was to work hard, extend her pseudopod toward knowledge by hoping the metamorphosis she had undertaken wold result in something brighter, whose shape she had already endorsed in the horizon.)





Monday, October 7, 2013

Nja kapitull i ri fillon sot - Universiteti Hena e Plote Beder.

E dija se do me duhej nje arsye e forte per te rinisur shkrimet ne blog; e kam nje te tille. Ne kete start viti te ri akademik, ndryshe nga i kaluari, dhe ndryshe nga cdo dite e vitit qe vijoi, u ndjeva ndryshe; rutina ime nuk ishte me mekanike, rutina ime e kishte nje motor me baze ndienje, pasioni, entuziazmi.

 "Duket sikur ne metropolin e zhurmshem ku jetojme, une ameba, do pluskoj e qete aty ku shpresat e mia perkasin. Tashme zyrtarisht Studente e Departamentit te Shkencave te Komunikimit, Universiteti Beder"

Rrethuar nga shume dashuri (Gonul Kocuksari, studente e letersise Turke ne Universitetin Beder gjithashtu kujdestarja ime qe nga kohet e kolegjit)

Sneak-Peak nga veshja e sotshme


Me ministrin e Mirqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj (dhe kushueriri im njekohesisht, ime me eshte nga Veliajt e Beratit) dhe studente Universitetit Beder : Turqia, Turkmenistani, Indonezia, Moldavia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rusia etj



Une, diku ne universitet ne kohen e ceremonise se Hapjes.


Faleminderit per kohen. <3

Follow me on