Saturday, November 9, 2013

Mbi Xhindin Kreativ te Liqerit

Kte punen e dellit kreativ jo te gjithe mund ta kuptojne. Ti ndıen nje si klik atehere kur subkoshienca jote marroset dhe del ne siperfaqe; kur ajo, e heshtura, e ndjeshme, merr kontrollin e edhe logjika behet nje me te ndierin.

Nje gje te tille im vella nuk do mund ta kuptonte. Tableta nuk duhej te hiqej nga karikimi. Mirepo, si mund ta shpjegoja atij se gjeniu kreativ nuk pyet, iken, largohet. Si mund tja shpjegoja se gjeniut ju desh liqeni i pamate i poradecit qe te rizgjohej. Dua tju tregoj nje copez mbi xhindin kreativ dhe pastaj do ndaj me ju nga perjetimi sublim i liqerit. Tom Waits, nder te preferuarit e mi, nje artist i muzikes dhe perjetimeve, nga shume I kategorizuar si me goditje (ah sa e kuptoj), ndersa ngiste makinen rruges per nje koncert, I vijne ndermend tingujt e nje melodie qe me gjithe gjasat do te behej hit. Ishte ne mes te trafikut njujorkez, ngiste makinen dhe nuk kishte asgje ku te shkruante, muzika vazhdonte ti gricte trurin dhe per nje moment mendoi te linte makinen, te vraponte si I cmendur diku, kudo te mund te gjente laps dhe leter. Me pas mbledh veten, I frustruar I drejtohet xhindit: Dreqin, a nuk mundesh ta shohesh qe jam duke ngare?.. Ndaj, nese ngandonjehere me shihni duke vrapuar si e marre, ju lutem te evitoni pjesen e xhindit. Ndoshta dicka me produktive do te sjelle momenti. Dhe ec e shpjegoja tim vellai kete.. 

Ah po, liqeri. O perendi e perendive te bukurise dashurise natyres romanticitetit prehjes! Tani po qe e kuptoj Lasgushin. Le te dashurohemi te gjithe ndane liqerit! Me jepni nje shtepi te vogel druri, ballkoni i te ciles te zgjatet si mol I vogel me kembeza qe pasqyrohen ne siperfaqen e ujit. Me jepni pastaj dhe nje kuzhine modeste te improvizuar dhe peshk e ereza orientale nga aty ku jam drejtuar. Mire do ishte te me jepnit zhurmen e pulbardhave ne dritaren e kuzhines ndersa gatuaj. Pastaj nje varke, e ecje te ngadalta. Perqafime, fjale te ngrohta e mikpritje nga vendasit. Me jepni nje perendim ku te thur vargjet, me jepni dhe nje dashuri ku te mare jete e gjitha kjo. E ather po, ather un do te behem nje me liqerin.





3 comments:

  1. mire mire krejt mire... vetem kete pjesen perendi e perendive... hiqe... rregulloje mire diti se me duket paganizem

    ReplyDelete
    Replies
    1. E drejte, :) ka qene lapsus ne funksıon te shkrimit

      Delete
    2. shkrimi m duket sh n rregull dhe persa i perket qellimit,ia ke dale ke arritur q ta besh t kuptueshem ;) .......pastaj per pjesen e 'paganizmit' ska lidhje fare feja,esht thjesht 1 shprehi per t plotesuar qellimin e shkrimit and thats it :) po gjithsesi kishe munciiiiper m mire ;) :D

      Delete